28 Mars 2024

Kosova me shkallë më të lartë të refuzimit të vizave se sa Egjipti, Guinea-Bissau, Burkina Faso apo Palestina

Prishtinë, 4 maj - Instituti EPIK ka bërë të dtiur se në publikimin e radhës ka synuar të kuptojë dhe paraqes trendët kryesore të aplikimit dhe aprovimit të kërkesave të qytetarëve të Kosovës për vizë Shengen në periudhën 2014-2018.

Po ashtu, Instituti EPIK  ka analizuar më në detaje shkallen e refuzimit të vizave në rastin e Kosovës, pasi që kjo përbënë një nga indikatorë më të rëndësishëm që merret parasysh në kuadër të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

Viza Shengen është vizë e qëndrimit të shkurtër që lejon mbajtësin e saj të qarkullojë në zonën Shengen. Zona Shengen mbulon 26 vende ("Shtetet Shengen") pa kontroll kufitar midis tyre.

Këto vende janë: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
 
Në periudhën 2014-2018, gjithsej 413,569 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen. Nga ta 281,826 kanë marrë vizë Shengen.

Në vitin 2018, gjithsej 90,840 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen. Nga ta 63,424 kanë marrë vizë Shengen.

Shkalla e refuzimit të vizave ishte 21.6%. Në vitin 2018, shkalla e refuzimit të kërkesave të qytetarëve të Kosovës për pajisje me vizë Shengen është përkeqësuar krahasuar me vitin 2017, nga 19.6% (2017) në 21.6% (2018).

Në vitin 2018, më së shumti aplikacione për vizë janë bërë në Gjermani me 32,529 aplikacione, nga cilat u miratuan 25,058, Zvicër me 30,712 aplikacione, nga cilat u miratuan 24,504 dhe Greqi me 6,922 aplikacione, nga cilat u miratuan 6,039.

Në vitin 2018 Kosova ishte në vendin 39 nga të gjitha vendet e botës për nga shkalla e refuzimit të vizave për vizë Shengen.

Kështu, Kosova ishte e ranguar më dobët se sa Egjipti, Guinea-Bissau, Burkina Faso apo Palestina të cilët kanë pasur shkallë më të ulët të refuzimit të vizave se Kosova në vitin 2018.

Në veçanti është me vlerë krahasimi i shkallës së refuzimit të vizave të Kosovës me dy vende të fundit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave në vitin 2017 – Gjeorgjia dhe Ukraina.

Në vitin 2016, Gjeorgjia kishte shkallen e refuzimit të vizave prej 12.1%, ndërsa Ukraina 3.2%.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)