28 Mars 2024

Kosova me pritje të larta gjatë Presidencës gjermane me BE-në

Prishtinë, 6 gusht – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, priti të enjten në takim njoftues Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ministrja Haradinaj – Stublla tha se Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës në Evropë, duke qenë mbështetje e fortë e shtetndërtimit dhe zhvillimit.

“Si aleat historik e strategjik i joni, dhe shtëpi e qindra mijëra bashkëatëdhetarëve tanë që jetojnë në Gjermani, Kosova është thellësisht e përkushtuar që të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale në fushat e interesit të përbashkët”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.

Në këtë takim u bisedua edhe për liberalizimit të vizave, ndërsa Ministrja e Jashtme theksoi se ky proces është vonuar, dhe se shpresat dhe pritjet e Kosovës për realizimin e të drejtës për lëvizjen pa viza gjatë Presidencës gjermane, janë të larta.

Kryediplomatja e Kosovës, po ashtu kërkoi që Gjermania të ketë rol aktiv në dialogun Kosovë - Serbi, në qartësimin e kornizës kohore dhe epilogut të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)