24 Prill 2024

Kosova mbështet sulmet kundër regjimit të Presidentit, Bashar al-Assadi

Prishtinë, 14 prill - Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, mbështet intervenimin e shteteve aleate të Republikës së Kosovës në Siri kundër regjimit të Presidentit, Bashar al-Assadi, i cili erdhi si rezultat i sulmit të dyshuar me armë kimike në qytetetin sirian Douma, dhe që la të vdekur në mënyrën më ç’njerëzore dhjetëra civil të pafajshëm.

“Kosova mbështet dhe rreshtohet fuqishëm me veprimet e ndërmarra nga aleatët strategjik të vendit tonë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca në Siri. Përdorimi i armëve kimike është i papranushëm."

"Ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari, që kjo ngjarje mos të përsëritet asnjëherë”, ka thënë Pacolli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)