25 Prill 2024

Kosova është e përkushtuar në anëtarësimin e plotë në OKB

Prishtinë, 12 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacionet Paqeruajtëse në Kombet e Bashkuara, Bintou Keita, me të cilën bisedoi për temat e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova dhe progresin e arritur për këto dy dekada.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj falënderoi Kombet e Bashkuara për rolin e tyre të rëndësishëm në fazat e hershme të shtetndërtimit dhe kontributin që kanë dhënë agjencitë që operojnë me këtë emër për shumë projekte dhe procese të rëndësishme për vendin. 

“Roli i Kombeve të Bashkuara ka qenë i pazëvendësueshëm në etapat e para të shtetndërtimit dhe arritjes së paqes në vend. Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe anëtarësimin e plotë në OKB”, tha Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu, foli për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e demokracisë, si dhe për integrimin e plotë të komuniteteve jo shumicë në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, duke thënë se vendi ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në promovimin e paqes në rajon.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)