29 Mars 2024

Kosova është e arritur e të gjithë shqiptarëve

Prishtinë, 11 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot për një vizitë studimore, një delegacion të profesorëve dhe studentëve të fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, nga Universiteti i Evropës Juglindore në Maqedoni.

Kryeministri Haradinaj shprehu kënaqësinë që sot u takuan bashkë duke thënë se për të është çdo herë nder që të shkojë në Maqedoni dhe t’i shohë siç tha ai, vëllezërit, motrat, studentët dhe gjithë popullin atje.

“Ju faleminderit për ardhjen sot por edhe për dëshirën që të jemi bashkë. Kosova është e arritur e të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë kanë hise në këtë Kosovë që është”, shtoi kryeministri Haradinaj duke theksuar se jeta i ka mësuar se janë për njëri tjetrin dhe se Kosova është shtëpia e të gjithëve.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se Kosova i ka disa tema para vetes, por shtoi se kryesore është zhbllokimi në planin e jashtëm siç është anëtarësimi në BE dhe NATO.

Në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj po ashtu e bëri të ditur se mban komunikim me politikën në Maqedoni por theksoi se iu  është premtuar shqiptarëve atje që t’i lënë të lirë në marrjen e vendimeve të tyre dhe jetojnë me ato vendime.

Më pas, në mes të kryeministrit Haradinaj dhe të pranishmëve u zhvillua bashkëbisedim për shumë çështje me të cilat përballet Kosova por edhe angazhimin e Kosovës për shqiptarët e Maqedonisë.

Kryeministri Haradinaj, në shenjë respekti për vizitën e sotme, ua dhuroi të pranishmëve librin “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve” i autorit Luan Tashi.

Ndërkaq, delegacioni i profesorëve dhe studentëve ia dhuroi kryeministrit Haradinaj, një stemë të Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoni dhe me këtë rast e ftuan kryeministrin për një vizitë në Tetovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)