19 Prill 2024

Kosova, ende larg NATO-s

Tiranë, 13 tetor - Kryeministri Sali Berisha ka përshendetur anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi në ministerialin e mbrojtjes së Europës Juglindore që po mbahet në Tiranë, si edhe ka shprehur bindjen se Kosova duhet të jetë anëtare e kesaj nisme shumë shpejt.

“Unë kam kënaqësinë të përshëndes sot përfaqësuesit e Serbisë dhe Malit të Zi që anëtarësohen në këtë nisme të rëndësishme bashkëpunimi. Shpreh bindjen se Kosova do të ketë vendin e saj në këtë ministerial, në mënyrë që të kompletohet tërësisht rajoni në këtë nisme”, tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria do te vazhdoje te plotesoje te gjitha kriteret si vend anetar i NATO-s dhe se eshte duke krijuar nje batalion special qe do te perdoret atje ku ta kerkoje aleanca e Atlantikut.

Pas perfundimit te punimeve ndihmessekretari amerikan i Mbrojtjes tha se portat jane te hapura per kedo, por Kosova me pare duhet te kete nje minister mbrojtje dhe me pas nje ushtri, qe te merret parasysh kerkesa e saj.

“Sot u konfirmua edhe nje here parimi i dyerve te hapura per kete nisme dhe me gjere. SHBA besojne fort ne parimin e dyerve te hapura. Kosova per momentin nuk ka një minister mbrojtje, nuk ka një ushtri. Gjithcka i perket se ardhmes.”, tha ndihmëssekretari amerikan.

Ndihmessekretari Vershbou u shpreh gjithashtu se, Shqiperia ka bere progres por duhet te bej kujdes me plotesimin e kushtit te NATO-s per buxhetin e ushtrise dhe me shkurtimet e tij, pavaresisht krizes.
 
“Persa i perket perparimit te Shqiperise ne fushen e mbrojtjes duam te veme ne dukje se eshte bere nje perparim i mire dhe ne kemi qene pjese qe ne fillim. Eshte nje proces ne vazhdim qe kerkon zgjedhje te kujdesshme sidomos ne kuader te kufizimeve financiare”, tha zyrtari i lartë amerikan.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)