24 Prill 2024

Kosova e Gjermania festojnë sot 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

Prishtinë, 3 maj - Në vitin 2008 Gjermania ishte njëra nga vendet e para që e njohën Kosovën si shtet të pavarur. Për këtë arsye, në dhjetëvjetorin e pavarësisë, Kosova dhe Gjermania festojnë edhe jubileun e dhjetë të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Këtë jubile Ambasda Gjermane në Prishtinë dhe organizata të tjera gjermane në Kosovë e shënojnë me një sërë organizimesh që do të mbahen nga 4 deri më 8 maj dhe të cilat i vënë në pah marrëdhëniet e shumëllojshme në mes të të dy vendeve.

 Me rastin e hapjes së serisë së organizimeve sot para Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Ambasasdori Christian Heldt do të bëjë zbulimin e shtatores së ariut „buddy bear“ – „Ambasadorin“ e Berlinit në Prishtinë, i cili është pikturuar nga artistja kosovare, Arta Rudaku.

Në kuadër të zbulimit të shtatores së ariut, Ambasadori Heldt do ta prezantojë programin e larmishëm të ngjarjeve para gazetarëve të interesuar me anë të të cilit ne dëshirojmë të zgjojmë kurreshtjen e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, adhuruesve të artit dhe kulturës, si dhe të interesuarve për politikë.

Programi përmban, ndër tjerash një konferencë politike që do të mbahet më 4.5. në orën 09:00 në Hotel Sirius me titull „Demokracia më e re e Europës: Pavarësia, Pluralismi, Integrimi“. Fjalimin kyç të konferencës do të mbajë Ambasadori a.D. Wolfgang Ischinger, President i Konferencës së Sigurisë në Mynih. Konferenca është organizuar nga Ambasada Gjermane, në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert, Fondacionin Friedrich Naumann dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe Institutin për Marrëdhënie me Jashtë.

Më 5.5. nga ora 22:00 do të ketë një paraqitje të artistëve gjermanë, VRIL, Ancient Methods & Daniela La Luz që do të mbahet në kuadër të një nate me muzikë elektronike Hapesira‘s RWxDEnacht, në deponë Rilindja.

Më 7.5. organizatat gjermane të bashkëpunimit zhvillimor GIZ dhe KfW do të prezantohen me një seri leximesh në bibliotekën Kombëtare dhe organizimin e titulluar „Young Change Makers“ në Bulevardin „Nëna Terezë“.

Në ditën e fundit të serisë së ngjarjeve, më 8.5. Goethe-Zentrum do të organizojë një Ditë të Dyerve të Hapura, e cila do të përmbyllet me një koncert të artistit gjerman, Uwe Kaa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)