19 Prill 2024

Kosova duhet të përfshihet në planet për zgjerim të BE-së

Prishtinë, 16  tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me ftesë të homologut malazez, Pejoviq, po merr pjesë në shënimin e 10 vjetorit të nënshkrimit të MSA-së, në mes të Malit të Zi dhe BE-së.

Ministrja Hoxha mori pjesë në panelin për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë panel, Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e implementimit të MSA-së dhe reformat që po ndërmerr Kosova në këtë drejtim.

Hoxha vuri theks të veçantë në perspektivën evropiane të Kosovës dhe bëri thirrje që Kosova të trajtohet njësoj si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të përfshihet në planet për zgjerim të BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)