20 Prill 2024

Kosova duhet të ndalojë të refuzojë iniciativat bashkëpunuese

Prishtinë, 11 nëntor - Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, tha se Kosova duhet të ndalojë të refuzojë iniciativat bashkëpunuese që kanë qëllime të mira dhe thellim të partneriteteve qoftë në Ballkan dhe më gjerë.

“Kosova nëse do të ishte pjesë e këtij takimi, apo ‘mini shengeni ballkanik”, vendi ynë do të kishte më shumë mundësi dhe të ketë mundësi të paraqes direkt problemet që i ka dhe të gjejë zgjidhje për to”, tha ai për RTK.

Sipas tij pjesëmarrja e Kosovës në këtë minishengen, do të krijojë më shumë stabilitet dhe qasje më shumë në tregje dhe fqinjësi të mirë. “Kosova nuk e ka mundësinë për të humbur kohë, për dëshirat e dikujt për populizëm. Jemi dëshmitarë të një realitetit të hidhur, Kosova ha humbur pesë vitet e fundit, tri vite për demarkacion, dhe së fundit për taksën”, tha ai.

Gërxhaliu, vlerësoi se kësi refuzimesh do të kenë impaktet negative për Kosovës. “Nëse ne do të jemi kështu në këtë formë refuzuese, atëherë do të kemi më pak investime dhe nuk do të jemi në sy të mirë si vend bashkëpunues, por si vend i cili vetëm refuzon”, tha ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, deklaroi se për të pranuar ose refuzuar këtë projekt që ka përkrahjen qoftë të BE-së ose ShBA-së, duhet të kenë argumentat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)