19 Prill 2024

Kosova duhet të ketë unitet e konsensus në bisedimet me Serbinë

Prishtinë, 17 maj -  Sonte në emisionin “n’Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), është diskutuar për rolin e Kuvendit të Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Është momenti të shihen se ku janë ngecjet për mosimplementim të disa marrëveshje që të kemi një normalizim për të pasur një rrugë të drejtë”, tha Beqaj.

Sipas tij, nëse do të ketë skenim objektiv do të arrihet të kemi një platformë reale dhe të ketë krijim të një ekipi të ri. Ai tha se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë, mund të jetë edhe element që do të jetë në duart e Listës Serbe. “Kosova duhet të ketë një ekip tjetër konsensual e profesional”, tha Beqaj.

Ai tha se deri më tani ka pasur mangësi që Kuvendi i Kosovës të merret më shumë më bisedimet me Serbinë. “Nëse do të kemi një platformë konsensuale, ajo duhet të miratohet në Kuvend”, tha ai.

Kurse analisti Ramush Tahiri, deklaroi se në Kosovë nuk ka pasur komplet raportim në Kuvendin e Kosovës për bisedimet me Serbinë. “Është mirë që marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë është dërguar në Kushtetuese, ajo e vlerësoi se ka shkelje të Kushtetutës”, tha Tahiri.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka fuqi të anulojë marrëveshje. “Kosova dhe Serbia nuk po bisedojnë si dy palë të barabarta. Serbisë i është dhënë një status special në bisedimet me Serbinë”, deklaroi ai.

Tahiri tha se është dashur që të ketë bisedime me serbët lokal. Tahiri përmendi edhe dokumentacionin që Serbia i ka kthyer Kosovës e që nuk është origjinal, por i fotokopjuar dhe sipas tij kjo nuk është e drejtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)