19 Mars 2024

Kosova duhet të heq tarifën në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në

Prishtinë, 22 shkurt - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se nga SHBA dhe BE po kërkohet fillimi i një procesi të ri të dialogut për Marrëveshjen Përfundimtare me Serbinë e si kusht i kësaj, heqja urgjente e tarifës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina.

Mustafa ka theksuar se në Programin Qeverisës të harmonizuar me Lëvizjen Vetëvendosje jemi orientuar për heqjen e tarifës dhe zbatimin e masave reciproke me Serbine, për çfarë nuk janë përcaktuar modalitetet e reciprocitetit dhe renditja e hapave.

"Në situatën aktuale të realpolitikës është e rëdësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në këtë proces."

"Jam shumë i bindur se vetëm me SHBA-të mund të përmbyllet Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë. Për më tepër kur i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell u shpreh se SHBA-të nuk parashohin shkëmbim të territorit. Kjo edhe e bënë tarifën instrument të parëndësishëm të preventimit të dialogut për territorin", thekson Mustafa.

Poashtu sipas tij duhet të vlerësohet roli i BE-së në këtë proces dhe i përfaqësuesit të lartë, Borell për aq sa duhet të vlerësohet pritja e drejtë e qytetarëve të Kosovës që ata të trajtohen nga BE si qytetarë evropian dhe se do tu hiqen prangat e lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave si rezultat edhe i këtij procesi.

Mustafa konsideron se BE dhe shtetet e caktuara duhet të heqin paragjykimet ndaj Kosovës, sepse izolimi është një tarifë e skajshme e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës.

Aktualisht vërehet qartë se procesit të dialogut po i japin dinamikë dhe fuqi të veçantë SHBA-të në personalitetin e fuqishëm të Ambasadorit Grenell.

"Kosova, për bindjen time, ka nevojë të shfrytëzoj këtë situatë për të përmbyllë dialogun me Serbinë. SHBA-të kanë qenë lidere të pavarësisë së Kosovë. SHBA-të mund të jenë lidere efektive të përmbylljes së problemeve që i kemi me Serbinë dhe e një politike për ringjallje ekonomike të Kosovës."

"Thënë shkurt, asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-në", vlerëson me tutje Mustafa.

Për këto arsye ai vlerëson se Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në.

Po ashtu Kosova sipas tij duhet të njohtojë partnerët tanë për të gjitha pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, të cilat në periudhën në vazhdim duhet ti heq Serbia dhe Bosna dhe Hercegovina, në mënyrë që pengesat reciproke të jenë zero.

Gjithashtu sipas tij vendet e BE-së do duhej të hiqnin “tarifën e izolimit” të qytetarëve të Kosovës”

"Nëse Serbia, në kohën që ne e bashkërendisim me mirëkuptim me partnerët tanë , nuk eviton pengesat, atëherë Kosova duhet aktivizon masat e reciprocitetit."

"Rezultati që ne duhet të synojmë është njohja reciproke, e cila përfundimisht zgjidhë edhe problemet e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Serbinë dhe krijon ambient të sigurt dhe pozitiv për investime të jashtme, për punësim dhe prosperitet ekonomik."

"Konsideroj se na ndihmon bashkëpunimi i ngushtë me VV-në, si partnerë të koalicionit, dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta që ta menaxhojmë këtë proces duke u bërë kjo Qeveri prijetare e zgjidhjes në kohën e duhur."

"Opozita gjithëherë ka kërkuar rol të fuqishëm të SHBA-së dhe efikasitet të BE-së. Në horizont është edhe njëra edhe tjetra."

"Ia vlen të jemi bashkë dhe të bëjmë zgjidhje për Kosovën!", deklaron në fund Mustaf

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)