20 Prill 2024

Kosova do t’u qëndrojë obligimeve ndërkombëtare dhe Gjykatës Speciale

Prishtinë, 13 janar - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie. 

Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.

Në takimin e Kryetarit Veseli dhe Ambasadorit Delawie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes  nacional.

Veseli ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar.

Kryetari Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës.​





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)