20 Prill 2024

Kosova do t'i jetë gjithmonë mirënjohëse Shqipërisë

Prishtinë, 19 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Islam Lauka, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe në rajon.

Presidenti Sejdiu i ritheksoi ambasadorit Lauka falënderimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Shqipërisë i ka dhënë dhe po i jep në vazhdimësi vendit.

“Republika e Kosovës do t'i jetë gjithmonë mirënjohëse Republikës së Shqipërisë për përkrahjen e madhe që ajo i kë dhënë vendit tonë në të gjitha proceset e deritashme”, theksoi Presidenti Sejdiu gjatë takimit me ambasadorin Lauka.

Presidenti Sejdiu po kështu theksoi falënderimin për mbështetjen në proceset e rëndësishme që po kalon vendi ynë, sidomos pas mendimit të qartë dhe eksplicit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, Presidenti Sejdiu vuri në dukje angazhimin e vazhdueshëm të zyrtarëve më të lartë të Republikës së Shqipërisë për sigurimin e sa më shumë njohjeve të reja për Kosovën, duke vizituar dhe kontaktuar shtete me të cilat Shqipëria ka bashkëpunim të ngushtë, në një kohë kur, pas mendimit të GJND-së, nuk ka arsye të vonohen njohjet për shtetin e ri.

Presidenti Sejdiu dhe ambasadori Lauka biseduan gjithashtu edhe për bashkëpunimin gjithnjë në rritje në mes të Kosovës e Shqipërisë, në të gjitha fushat dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi në drejtim të integrimit të plotë të të dy shteteve dhe të gjithë rajonit në institucionet ndërkombëtare.

Nga ana e tij, ambasadori Lauka përsëriti edhe një herë angazhimin e pakursyeshëm të Republikës së Shqipërisë për të ndihmuar Republikën e Kosovës në të proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)