26 Shkurt 2021

Kosova do ta ruajtur miqësinë speciale me ShBA-të

Prishtinë, 17 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi pritën sot në një takim të përbashkët senatorët amerikanë, George V. Voinovich dhe znj. Jeanne Shaheen, të cilët i falënderuan për përkrahjen e përhershme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ata personalisht kanë dhënë për vendin tonë.

“Republika e Kosovës çmon mbështetjen e jashtëzakonshme që ShBA-të i kanë dhënë vendin tonë në përpjekjet e gjata për liri dhe pavarësi”, theksoi Presidenti Sejdiu. Populli dhe institucionet e Kosovës, vijoi Presidenti Sejdiu, janë të përkushtuara për të ruajtur miqësinë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan.

Duke folur për zhvillimet dhe arritjet e Kosovës në dyvjetorin e pavarësisë, Presidenti Sejdiu tha se Republika e Kosova ka kapërcyer dy vjet shumë të rëndësishëm dhe të suksesshëm, ndonëse sfidat nuk kanë qenë të pakta.

“Republika e Kosovës është dëshmuar si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon dhe ne jemi të vendosur që ta vazhdojmë politikën tonë të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok me të gjitha vendet fqinje, përfshirë edhe Serbinë”, tha Presidenti Sejdiu.

Po ashtu, ai pohoi se Kosova është e gatshme për bashkëpunim dhe dialog të sinqertë për çështje të interesit të ndërsjellë, siç është bashkëpunimi ekonomik, lëvizja e lirë e qytetarëve, luftimi i krimit të organizuar etj., me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të të dyja vendeve. Por, shtoi Presidenti Sejdiu, Kosova nuk do të bisedojë asnjëherë për çështje që mund të prekin sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës.

Edhe Kryeministri Thaçi rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe për bashkëpunim në fusha që mund të jenë me interes për të dyja vendet. Mirëpo, pohoi ai, Kosova nuk mund të ndikojë shumë për shtimin e këtij bashkëpunimi, kur Serbia zyrtare jo që nuk ka vullnet për bashkëpunim, por e pengon me çdo mjet pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës nëpër institucionet apo konferencat e ndryshme ndërkombëtare.

“Shumë herë përfaqësuesit e Serbisë i kanë braktisur sallat e takimeve të ndryshme ndërkombëtare, në shenjë të protestës ndaj pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Republikës së Kosovës”, rikujtoi Kryeministri Thaçi.

Ndërkaq, senatorët George V. Voinovich dhe Jeanne Shaheen ritheksuan vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur edhe më tej Kosovën dhe aspiratat e saj për integrime euroatlantike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)