20 Prill 2024

Kosova dhe Suedia diskutojnë për Reformat zhvillimore kryesore

Prishtinë, 2 maj - Ministria e Integrimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, mbajtën takimin vjetor ndërmjet Suedisë dhe Kosovës në kuadër të bashkëpunimit reformues Suedi-Kosovë si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit për reformim gjatë ‎2014-2020.

Në hapje të takimit, Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, tha: “Qëllimi kryesor i bashkëpunimit për reformim ndërmjet Suedisë dhe Kosovës është mbështetja e proceseve të integrimit në BE dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët.

Sot e konfirmuam përkushtimin tonë të dyanshëm për të orientuar reformat në tri fusha kryesore: zhvillimi ekonomik dhe i sektorit privat, demokracia dhe të drejtat e njeriut, si dhe mjedisi dhe ndryshimet klimatike.

Mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe presim të intensifikojmë bashkëpunimin në vitet e ardhshme tek hyjmë në një fazë thelbësore të procesit të integrimit tonë”.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, z. Henrik Nilsson, tha: ”Në nivel global, si dhe në Kosovë, Suedia i jep prioritet të lartë barazisë gjinore, mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Lehtësimi i tregtisë është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, sidomos për ekonomitë në tranzicion. Zhvillimi i sektorit privat është thelbësor. Shpresoj të ketë më tepër biznes ndërmjet Suedisë dhe Kosovës në të ardhmen. Siguria, drejtësia, qeverisja demokratike, shoqëria civile pluraliste, të drejtat  e njeriut duke përfshirë ato të komunitetit LGBTI, janë sektorë kyç”.

“Në përgjithësi, marrëveshja e bashkëpunimit për reformim ndërmjet Suedisë dhe Kosovës ‎2014-2020, e cila është një harmoni me strategjinë e bashkëpunimit për reformim ‎2014-2020 – është në përputhje me Agjendën e Reformave Evropiane, si dhe zbatimin e MSA-së".

Gjatë takimit, delegacionet e udhëhequra nga Ministrja Hoxha dhe Ambasadori Nilsson shqyrtuan përparimin e arritur në realizimin e asistencës suedeze ‎2014-2020 në shumë prej 8-10 milionë eurosh në vit. Delegacionet konfirmuan që asistenca po zbatohet sipas planifikimit, me 30 programe dhe projekte në realizim e sipër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)