25 Prill 2024

Kosova dhe Shqipëria intensifikojnë bashkëpunimin ndërparlamentar

Prishtinë, 8 dhjetor - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur një delegacion të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga kryetarja Mimi Kodheli, njëherësh Zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Të dy palët diskutuan për bashkëpunimin ndërparlamentar ndërmjet të të dy vendeve dhe u angazhuan që të rritet intensiteti i bashkëpunimit.

Gjithashtu u diskutua edhe mundësia e mbështetjes ndaj Kosovës e shtetit shqiptar në nismat rajonale apo edhe në raport me Aleancën Veri-Atlantike.

Kryetarja Osmani ka thënë se është i nevojshëm koordinim ndërshtetëror për ta mbështetur Kosovën në mekanizmat rajonal e më gjerë ku duhet ta ketë zërin, porse nuk e ka të drejtën e përfaqësimit.

Në këtë kontekst, ka marrë mbështetjen e palës shqiptare dhe premtimin për një dakordim të veprimeve në hapat e mëtejmë.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)