29 Mars 2024

Kosova dhe Maqedonia shembull për vendet tjera të rajonit

Prishtinë, 5 qershor  - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe tema tjera të rëndësishme për të dyja vendet.

Në këtë takim kryeministri Haradinaj përshëndeti rekomandimin për hapjen e negociatave për Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se kjo është e rëndësishme për perspektivën evropiane  të rajonit.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj e njoftoi kryetarin Thaçi për të arriturat në Kosovë, për rrugën  integruese të Kosovës në BE dhe në NATO, duke theksuar se përkrahja e Maqedonisë në këto procese është e nevojshme për Kosovën.

“Kosova dhe Maqedonia janë shembull se si dy shtet fqinje tregojnë marrëdhënie të mira dhe partneritet të mirë ekonomik dhe politik dhe ky shembull duhet të shërbejë edhe për vendet tjera të rajonit, në mënyrë që në Ballkan të ketë paqe të qëndrueshme”, tha kryeministri Haradinaj.
 
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi,  falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe angazhimin për marrëdhënie të mira bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar mundësinë e thellimit të raporteve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)