19 Prill 2024

Kosova dhe Maqedonia patjohen te ndajnë aspiratat e njëjta për anëtarësim në BE dhe në NATO

Prishtinë, 12 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me ceremoni shtetërore sot ka pritur në takim, kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeministri Haradinaj zhvilloi një takim me kryeministrin Zaev i cili shoqërohej edhe nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar. Ai diskutoi me homologun e tij  maqedon rreth proceseve aktuale politike dhe të integrimeve euroatlantike të të dyja vendeve.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast i vlerësoi si të mira marrëdhëniet bilaterale si në aspektin ekonomik poashtu edhe në atë politik.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite, duke thënë se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë janë fqinjë, i lidhë jeta dhe fati, si dhe perspektivë euroatlantike që  i bashkon.

“Kjo vizitë na ndihmon që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Maqedonisë të përparojnë. Kemi marrë shumë obligime që besoj se do të finalizohen në të ardhmen edhe në takimet e përbashkëta të dy qeverive, Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve”, tha kryeministri Haradinaj, duke e cilësuar nderë vizitën e kryeministrit Zaev në Kosovë.

Na takim, kryeministri Zaev theksoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, dhe për projektet konkrete si Autostrada që lidh Kosovën me Maqedoninë, pikë kalimet kufitare të cilat do të lehtësonin lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

“Me Republikën e Kosovës kemi nënshkruar 19 marrëveshje dypalëshe dhe 16 dokumente të ndryshme, në pritje janë edhe 20 marrëveshje për t’u firmosur dhe e gjithë kjo në interes të qytetarëve të shteteve tona”, tha kryeministri Zaev.

Të dy kryeministrat u dakorduan se Kosova dhe Maqedonia, ndajnë aspiratat e njëjta për anëtarësim në BE dhe në NATO, dhe për këtë do t’i japin mbështetje të ndërsjellë njëra-tjetrës, duke thënë se e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe në BE.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për rritjen e importit të thëngjillit nga Kosova në Maqedoni, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit në të gjitha sferat, në kulturë, arsim, sport dhe për shfrytëzimin e potencialit për investime.

Kryeministri Haradinaj është ftuar nga kryeministri Zaev që në fillim të vitit të ardhshëm ta vizitojë Maqedoninë si dhe për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive.

Pas takimit të përbashkët kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Zaev, u prononcuan për mediat e pranishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)