19 Prill 2024

"Korrupsioni po shkakton dëme të mëdha në Kosovë"

Prishtinë, 18 mars - Konstatimi se shkalla e korrupsionit në vend është alarmante është ripërsëritur se fundi ne raportet ndërkombëtare. Raportet e fundit konfirmuan dhe ritheksuan se korrupsioni në Kosovë është rritur, sidomos në dy vitet e fundit.

 

Deputeteja e Kuvendit të Kosovës nga radhet Aleances për Ardhmerin e Kosoves, znj. Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se krimi i organizuar është shtrirë në të gjitha institucionet dhe po e rrezikon sigurinë dhe shtetësinë e këtij vendi. Korrupsioni qeverisës po i shkakton dëme të mëdha dhe pasoja tepër të rënda shtetit të Kosovës.

"Krimi e ka dëmtuar rëndë ekonominë e Kosovës, duke i trembur investitorët dhe duke bërë që pasojat dhe ngecjet t’i vuajmë jo vetëm ne, si gjeneratë që patëm fatin e keq ta përjetojmë këtë qeverisje regresive, por edhe brezat e ardhshëm", është shprehur ajo.

Lojërat politike, si i ashtuquajturi “Rikonfigurim i Qeverisë”, sipas saj janë tendenca për të blerë kohë deri në shitjen e aseteve të fundit të vendit dhe përfitimet nga kjo.

Rikonfigurimi do ta merr formën e duhur vetëm atëherë kur kreu i Qeverisë të largohet dhe të japë llogari për dëmet që i shkaktoi vendit.
AAK kërkon urgjentisht që Institucionet ta luftojnë korrupsionin në vepër dhe jo me fjalë. 



Kada-Bujupi ka theksuar se për të luftuar këto duhet të themelohen Prokurori Speciale për luftimin e korrupsionit dhe të fillojë luftimi i korrupsionit nga brenda, të zgjerohen dhe avancohen ligjet kundër korrupsionit, ku do të përfshihet edhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme të personave të korruptuar (bazuar në shembujt e vendeve të cilat aplikuan veprime të njëjta, siç është, fjala bie, Irlanda...) 

Po ashtu sipas saj të zbatohen ligjet në fuqi dhe shteti të vihet në funksion të luftimit të korrupsionit dhe krimit.

"Ftojmë shoqërinë  civile dhe mediat që së bashku ta luftojmë këtë dukuri  e cila po i shkakton dëme të pariparueshme vendit. Gjithashtu i jemi mirënjohës gjithë shoqërisë civile, e cila po e ngritë zërin në favor të transparencës në vend", thënë Kada-Bujupi.


Në të kundërtën sipas saj vazhdimi i kësaj gjendjeje do të sjellë pasoja tepër të rënda dhe të pariparueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)