28 Mars 2024

Konjufca e Minxhozi dakordohen për intensifikimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 7 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, sidomos rëndësinë e konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast Konjufca ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për ndihmën të cilën Shqipëria i ka ofruar Kosovës.

Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha sferat, si dhe nevojën e mbështetjes së Kosovës në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar.

Duke folur për aktualitetin politik në Shqipëri, Konjufca ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe uroi që procesi zgjedhor dhe konstituimi i institucioneve të reja të kalojnë në frymë sa më demokratike.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)