20 Prill 2024

Konfirmohet njohja nga Xhibuti

Prishtinë, 12 maj - Ambasada e Republikës së Xhibutit në Paris, përmes një note diplomatike ka njoftuar zyrtarisht ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris me vendimin e Qeverisë së Xhibutit për të njohur Kosovën shtet të pavarur.

Në letrën e nënshkruar nga ministri i jashtëm i Xhibutit, Mahmud All Youssouf në mes tjerash thuhet se”Qeveria e Republikës së Xhibutit ka marr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni i ka shkruar sot, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Xhibutit Mahmud All Youssouf, të cilin e falënderon për njohjen dhe i shpreh gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Xhibuti është vendi i 68 që e njeh pavarësinë e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)