28 Mars 2024

Komuniteti turk urë lidhëse e marrëdhënieve Kosovës-Turqi

Prishtinë, 23 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion me përfaqësues të komunitetit turk, të prirë nga ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagxhillar.

Duke i përgëzuar për 23 Prillin, Ditën e Turqve, Presidenti Sejdiu tha se me aktivitetet e organizuara në kuadër të kësaj dite është dhënë një mesazh i mirë i përkushtimit për të ardhmen e përbashkët.

Po ashtu, Presidenti i falënderoi pjesëtarët e komunitetit turk për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë dhe po japin në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova.

“Unë me këtë rast shprehi konsideratat më të larta për kontributin e tyre për Kosovën në të gjitha proceset e mëdha që kemi kapërcyer dhe ky kontribut është dhënë për arsye se Kosova është e përbashkët, është e të gjithëve. Për ne është shumë e rëndësishme që komuniteti turk në Kosovë është një urë e mirë lidhëse e marrëdhënieve të Kosovës me Turqinë dhe pikërisht ky bashkëpunim i thelluar mes dy vendeve reflekton nga ndjenja e mirë që kanë për Kosovën të gjithë qytetarët e saj, pra edhe komuniteti turk”, shtoi Sejdiu.

Duke folur për përfaqësimin e komuniteti turk në institucionet e vendit, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu tha se është me rëndësi se ky komunitet ka përfaqësuesit e vet në institucionet e vendit deri në nivelet më të larta, në Parlament, në Qeveri, në pushtetin lokal dhe të njëjtën kohë vetë legjislacioni i Kosovës është një garant i mirë i realizimit të drejtave të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)