23 Prill 2024

Komuna e Rahovecit miraton nismën e Bashkëpunimit me Bashkinë e Vlorës

 Rahovec, 27 nëntor - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit.

Në mbledhje kanë marrë  pjesë kryetari i komunës Smajl Latifi, anëtarët e kuvendit komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Sead Raba përfaqësues i OSBE-së dhe përfaqësuesit e LMT-së në Rahovec.

Në fillim të mbledhjes është mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të shkaktuara nga tërmetin në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes nga anëtarët e kuvendit janë marrë këto vendime: Vendimi për nismën e Bashkëpunimit Ndërkomunal Ndërkombëtar, mes Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës, Vendimi i Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2020 dhe Vendimi për transfer (harmonizim) të mjeteve nga kategoria e pagave dhe mëditjeve në buxhetin e vitit 2019.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë aprovuar katër plane: Plani Lokal i Veprimit për përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit për vitin 2019-2021, Plani Komunal për Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të riatdhesuar në Komunën e Rahovecit për vitin 2019- 2022 dhe Plani Komunal i Veprimit për të Zhvendosurit dhe zgjidhjen e qëndrueshme për vitin 2019-2021.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)