19 Prill 2024

Komuna e Rahovecit binjakëzohet me dy komuna Italiane, Frascineto dhe Civita

Rahovec, 23 shtator - Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar sot dy deklarata që kanë të bëjnë me binjakëzimin e komunës së Rahovecit me dy komuna të Italisë, Frascineto dhe Civita. Në ceremoninë e nënshkrimit të pranishëm ishin Angelo Catapano Komuna Frascineto, Alessandro Tocci komuna Civita dhe Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hociq.

Në dokumentin e nënshkruar në mes të komunës së Rahovecit dhe dy komunave Italiane, Frascineto dhe Civita thuhet se palët nënshkruese të Deklaratës do të hulumtojnë dhe harmonizojnë marrëdhëniet të ndryshme ekonomike si dhe mundësinë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal dhe rural, në ekonomi, bujqësi, programe, fonde dhe projekte të BE-së, turizëm, kulturë, sport , arsim, shkencë, dhe fusha tjera për të cilën palët nënshkruese mund të shprehin interesimin e tyre dhe të krijojnë kushte për thellimin e mbështetjes së marrëdhënieve miqësore të administratës rajonale, vendbanimeve dhe vetëqeverisjes lokale në të dy anët.

Poashtu në Deklaratën e nënshkruar thuhet se palët nënshkruese do të fillojnë elaborim të hollësishëm të përmbajtjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit, e  cila në pajtim me ligjin e brendshëm të secilës palë, do të miratohet nga autoritetet kompetente të palëve nënshkruese të kësaj Deklarate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)