25 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës mbështetë projektet e komuniteteve

Mitrovicë, 17 maj - Në komunën e Mitrovicës filloj trajnimi dy ditor lidhur me “Menaxhimin e Ciklit të Projekteve me GPI dhe GVK”.

Organizata Romacted në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, kanë mbajtur  takim  lidhur me hartimin e pjesëmarrjes së projekt propozimeve relevante për nevojat e komunitetit që banojnë në Mitrovicë.

Të pranishëm në këtë takim ishin Drjetori i  drejtorisë së Shërbimeve Publike Naser Muja, Sakibe Jashari nga Këshilli i Evropës, Drejtori i Qendrës së Punësimit në Mitrovicë Besmir Saliu,  Udhëheqësi i Njësisë për të drejtat e njeriut Fitim Rama si dhe përfaqësues nga Komuniteti  ashkali .

Në fjalën e saj  Sakibe Jashari theksoj se në bazë të vlerësimeve që i ka bërë komuna e Mitrovicës dhe kjo organizatë kemi vërtetuar se ka nevoja në ngritjen e kapaciteteve për përgatitjen e projekt propozimeve dhe në fund pas këtij trajnimi të dalim me projekte finale dhe realizmin e tyre.

Ajo shtoj se në bazë të bashkëpunimit të komunës dhe programit Romacted, do të përkrahen disa projekte për të mirën e komunitetit ku do të jenë pjesëmarrës në financim edhe komuna e Mitrovicës edhe ky program.

Sipas kësaj organizate priten që nëpërmjet këtij projekti të realizohen gjithsej 4 rrugë .

Në Lagjen 2 Korriku do  të shtrohen 4 rrugë me gubëza   për të mirën e komunitetit.

Po ashtu fjalën e mori edhe drejtori i Shërbimeve Publike Naser Muja, i cili e përkrahu këtë iniciativë ai më pas shtoj  se Drejtoria e Shërbimeve Publike do të punoj sa më parë në këtë drejtim për ti realizuar këto kërkesa.

Udhëheqësi  i Njëjësisë për të Drejtat e Njeriut, theksoj se do të vazhdojmë te punojmë  se bashku me   organizatën Romacted, në të mirën e të gjithë komuniteteve të cilat jetojnë dhe veprojnë në komunën e Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)