29 Mars 2024

Komuna e Klinës ndan 5 000 euro ndihmë për demet nga tërmeti në Shqipëri

Gjilan, 27 nëntor - Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve, për të diskutuar hapat dhe përgatitjet që do të ndërmerren pas tërmetit të ndodhur në Shqipëri dhe pasojat që mund të ketë shkaktuar në komunën tonë.

Në këtë mbledhje, me propozim të Kryetarit, Bordi i Drejtorëve ka marrur këto vendime

1 Është vendosur që të merret një propozim vendim për ndihmë fillestare, i cili do të i dërgohet Kuvendit Komunal për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 5 000 euro, mjete të cilat do të ndahen për demet e shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri.

2 Me qëllim të organizimit dhe dërgimit të ndihmave në mënyrë institucionale, është formuar një ekip emergjent, i Kryesuar nga Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, z. Iber Elezaj, dhe i përbërë nga Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Hekuran Sejdiu, Drejtori i Financave, z. Aziz Desku dhe dy përfaqësues të bizneseve të cilët do të caktohen. Përgjegjësi e këtij ekipi është koordinimi i pranimit dhe i dërgimit të ndihmave nga bizneset dhe qytetarët.

3 Po ashtu, është vendosur që Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe e Emergjencave në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të bëjnë evidentimin e dëmeve të mundshme të shkaktuara nga tërmeti në territorin e Komunës së Klinës, i cili do të hartojë raportin për dëmet eventuale.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)