25 Prill 2024

Komuna e Istogut është një ndër komunat që prin me qeverisje të mirë

Prishtinë, 10 maj - Kryetari Haki Rugova priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu, qëllimi i takimit ishte njoftimi nga afër i ambasadorit me nevojat dhe shqetësimet  si dhe të arriturat që ka komuna e Istogut.

Kryetari Haki Rugova tha se është kënaqësinë që të pres ambasadorin Jan Breaathu me të cilin biseduan rreth zhvillimit të komunës së Istogut, ku  çmoj lartë bashkëpunimin e mirë që ai personalisht dhe komuna e Istogut ka me misionin e OSBE-së në Kosovë.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së Jan Breaathu, u shpreh se komuna e Istogut është një ndër komunat  që prin me qeverisje të mirë në  nivel lokal, po ashtu ambasadori pati lëvdata edhe për kontributin që kryetari Rugova  është duke e dhënë për procesin e kthimit.

Sipas ambasadorit ai duhet të dëgjoj çka ka nevojë komuna, qytetarët dhe kryetari andaj ishte një bisedë shumë e hapur dhe konstruktive me kryetarin, ku shpresoj në këtë bashkëpunim të mirë në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo vizitë e ambasadori është si vazhdë e vizitave që ambasadori ka filluar ti bëjë nëpër komuna në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)