29 Mars 2024

Komuna e Gjilanit, fituese e Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer

Gjilan, 23 nëntor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pranuar sot Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA.

“Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses procesin e Çmimit Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të krahasuar me 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi dhe të përkushtohemi në përmirësimin e performancës komunale dhe ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë. Për një qeverisje të drejtë dhe transparente”, është shprehur ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)