13 Dhjetor 2018

Komisioni Evropian pret nga Kosova luftimin e korrupsionit dhe krimit

Prishtinë, 10 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim shefin e Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, David Cullen me bashkëpunëtorë.

Ministrja Hoxha, e informoi Cullen rreth angazhimit permanent në reformat dhe masat sipas planit të përbashkët për zbatimin e MSA-së, duke e bërë vendin gati për anëtarësim dhe pjesë të Këshillit të Evropës. Agjenda Evropiane e Reformave, krahas MSA-së, mbetet prioritet.

“Jemi të përkushtuar që së bashku me juve të zbatojmë MSA-në dhe procesin ERA 1, duke dinamizuar procesin dhe duke vënë kornizat e ERA 2”. Besojmë të përmbyllim zbatimin e planit aktual të veprimit me përjashtim të atyre që përballen me probleme politike”, theksoi Ministrja Hoxha.

David Cullen, shef i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, theksoi se prioritetet janë po ato, të cilat i ka theksuar Komisioni Evropian, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe vuri në pah se kanë parë që janë zbatuar një numër masash pozitive të cilat kanë gjetur mbështetje në Bruksel.

Ministrja Hoxha dhe Cullen, po ashtu shprehën optimizëm për procesin e liberalizimit të vizave, edhe pas votimit të Raportit  për Kosovën, nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2018 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe shqyrtimi i raportit te auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës - Trainkos. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Grupi Kombëtarë Monitorues i  Fëmijëve “Respect Our Right” mbeshtetur nga organizatat “Syri i Vizionit” në partneritet me “Save the Children”, organizojnë konferencën për  publikimin e raportit monitorues ‘’Hendeku, kurrikula dhe zbatueshmëria e saj’’. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë prezanton rezultatet e punës dhe të arriturave për vitin 2018. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve në kuader të Javës Anti-Korrupsion organizon tryezën lidhur me nevojen për procesin e vetingut në Kosovë dhe vullneti politik. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kosova Youth Atlantic Treaty Asocation mban debatin “Transformimi i FSK-s, ndikimi në sigurinë kombëtare dhe rajonale”. (Kolegji Universum në lagjjen Ulpiana, ora 10:30)

- Ministri i inovacionit dhe ndërmarresisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën e ministrisë për ketë vit, me theks të veçantë ndarja e fondeve dhe grandëve për start up-et dhe bizneset tjera, si dhe planifikimi i punëve për vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- ADMOVERE organizon promovimin e raportit "Universiteti i Prishtinës - raportet e akreditimit, revistat dhe bibliotekat". (Hani i 2 Robertëve, ora 11:00)

- Let’s Do It do të organizojë aksion pastrimi në Ferizaj ku do të pastrohet një deponi ilegale në të cilën do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan. (Magjistralja afër Mileniumit në Ferizaj, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gash raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në tryezë diskutimi me stafin akademik të Fakultetit Juridik për themelimin e një Gjykate Komerciale - Tregtare. (Salla e profesorëve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 11:00)

- Nisin punimet për pastrimin e deponisë më të mëdha në Kosovë në Pasomë të komunës se Vushtrrisë. (Pasomë, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Nën organizimin e OVL UÇK-së, SHIL UÇK-së dhe SHFD UÇK-së do të bëhet përurimi i kompleksit dhe zbulimi i plakës përkujtimore për 41 dëshmorët e kombit, Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët tjerë. (Fshati Gorozhub në Prizreni, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100% në ekonominë e Kosovës. (Selia qendrore e AKB-ës, ora 13:00)

- Mbahet takimi me studentët e Fakultetit Ekonomik - Prishtinë dhe prezentimin e temës ‘’Kosova ofron perspektivë’’ , e organizuar nga kompania Al Trade Center. (Objekti i Fakultetit Ekonomik, ora 14:00)

- Swisscontact në Kosovë, organizon një takim miqesor të fundvitit me media. (Restaurant "Remember Me", ora 14:00)

- Nxënësit Kosovarë marrin pjesë në Garën Nacionale të Recitimit të Poezisë në Gjuhën Angleze. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 15:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës hap ekspozitën “Një perspektivë ndryshe!” te autorit Agon Nimani. (Galeria e Ministrisë së Kulturës në kompleksin “Qafa”, ora 19:00)