23 Prill 2024

Komisioni do të përcaktojë sot datën për shqyrtimin e Projektligjit për Demarkacion

Prishtinë, 20 dhjetor - Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të përcaktohet data për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Komisioni po ashtu do të prezantojë hulumtimin parlamentar mbi analizën buxhetore të MPJ-së dhe MDIS.

Njëherit në këtë mbledhje do të behët edhe përcaktimi i delegacionit të Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)