28 Mars 2024

Knaus: Aktualisht Kosova nuk ka perspektivë evropiane

Stokholm, 2 gusht - "Duhet të jeni shtet, për të pasur perspektivë evropiane. Duhet të jeni shtet i njohur nga BE-ja dhe institucionet e saj. Aktualisht, BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe aktualisht Kosova nuk ka perspektivë evropiane." Kështu ka thënë Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se edhe pse opinioni i GJND-së, globalisht është parë si fitore për Kosovën, "në anën tjetër, kur është fjala për Evropën, që në disa mënyra është sfida më e rëndësishme për Kosovën, vendimi i GJND-së nuk ka ndryshuar asgjë deri më tani", pasi "Kosova ende nuk ka mundësi që të ketë çfarëdo marrëdhënieje zyrtare kontraktuale me Bashkimin Evropian.

"Meqë ky është një parakusht për anëtarësim në një të ardhme në BE, kjo sigurisht është zhgënjyese. Mbetet shumë e paqartë, se kur, nëse jo tani, pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, do ta rishikojnë politikën e tyre", thotë Knaus, duke shtuar se "sa i përket BE-së, vendimi i GJND-së mund t'ia vështirësojë jetën Serbisë, por jo domosdoshmërisht duke e ndihmuar Kosovën... të paktën jo deri më tani".

Ai e ka qartësuar se "edhe pse politikanët evropianë flasin për perspektivën evropiane të rajonit, nuk ka perspektivë evropiane për Kosovën, derisa nuk njihet nga 27 vendet anëtare". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)