29 Mars 2024

KMDLNj vlerëson si të dinjitetshëm kthimin e shtetasve kosovarë nga Siria

Prishtinë, 26 prill - Kohë më parë janë kthyer nga Siria  katër ( 4 ) meshkuj që kanë luftuar në këtë vend , 32 femra si dhe 74 fëmijë. Pas kthimit të tyre , shumica e udhëheqësve institucionalë garonin se kush ka më shumë merita për kthimin e tyre ndonëse , pa përkrahjen ndërkombëtare ky kthim do të ishte i parealizueshëm. KMDLNj vlerëson se kthimi i shtetasve kosovarë nga Siria është në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut sikur që është edhe detyrim shtetërorë. Kushtet ku janë vendosur pas kthimit dhe trajtimi i tyre nga institucionet përgjegjëse kanë qenë të mira dhe të pakrahasueshme me kushtet ku kanë jetuar nëpër kampet për refugjatë në Siri.

Sipas KMDLNj –së  , problemi me të kthyerit ka filluar pasi është bërë publik struktura e të kthyerve e që është përcjellur me një qasje stigmatizuese që , në disa raste ka kaluar në racizëm të papranueshëm dhe të dënueshëm.  Autoritetet kosovare , pas verifikimit kanë filluar procedurën penale ndaj 4 meshkujve që kanë luftuar në Siri sikur që , edhe shumica e femrave janë intervistuar e që pastaj një numri u është caktuar masa e arrestit shtëpiak . Fëmijët u janë kthyer familjeve kurse për ata fëmijë që nuk kanë pasur prindër janë dhe po kujdesen qendrat për punë sociale. Deri këtu është kryesisht në rregull. Stigmatizimi i tyre fillon me femrat për të cilat thuhet se janë martuar disa herë thuaja se kjo paraqet ndonjë interes për publikun . Stigmatizimi pastaj vazhdon me pamjet filmike ku shihen duke u dërguar në gjykatë të mbuluara me burka në vend se t’i dërgojnë në mënyra tjera e që në këtë fazë të mos i ekspozohen publikut . KMDLNj e vlerëson krejtësisht të papranueshme qasjen ndaj fëmijëve të kthyer duke i vënë në fokus të trajtimit racist , si nga komentues të papërgjegjshëm , ashtu edhe nga figura publike dhe institucionale. Të deklarosh botërisht se ata fëmijë nuk është dashur të kthehen sepse janë fëmijë të ISIS-it , se nuk dihet kush janë prindër të tyre apo , merreni me mend !!! se është dashur t’u bëhet ADN e pastaj të kthehen është racizëm i ndyrë dhe kundër çdo standardi të  drejtave të njeriut. T’i ngarkosh këta fëmijë me përgjegjësi për papërgjegjësinë e të tjerëve , në rastin konkret të prindërve të tyre apo rethanave për të cilat , as nuk kanë kontribuar e as që kanë mundur të ndikojnë , është kundër çdo morali njerëzorë .  KMDLNj e vlerëson dhe përkrahë kthimin e qytetarëve të Kosovës deri më tani  sikur që pret të kthehen edhe shtetasit kosovarë që ende janë në Siri .

KMDLNj propozon që përdorimi i burkas në vende publike të ndalohet me ligj dhe të mos lejohen që në gjykatë të hyjnë me burka . Ndalimi i përdorimit të burkas në vende publike nuk bjen në kundërshtim me të drejtat e njeriut prandaj edhe duhet të sanksionohet me ligj. Burka po krijon paragjykime të opinionit ndaj atyre që e bartin sikur që bartësit e burkas po i identifikon me një dhunë potenciale . KMDLNj nuk ka asnjë dilemë për ndalimin e burkas në vende publike.

KMDLNj kërkon që të ndërpriten komentet raciste sipas argumentit të gjakut kundër fëmijëve të kthyer  dhe të ndihmohet në integrimin e tyre duke mos i ndërlidhur me asnjë përgjegjësi për të kaluarën e tyre.

KMDLNj , gjithashtu kërkon që masa e arrestit të shqiptohet vetëm si masë e skajshme , kur të shterren të gjitha mundësitë tjera sikur që imstitucionet e Kosovës duhet ta shqyrtojnë dhe ta ndryshojnë strategjinë e punës me këtë kategori të të privuarve nga liria sepse , deri më tani masat e ndërmarra kanë dështuar krejtësisht. Kjo kategori duhet të trajtohet në përputhje me ligjin sikur të gjithë të dënuarit tjerë duke i gëzuar të gjitha privilegjet që u takojnë sikur edhe të gjitha përgjegjësitë.  Ligjërimi i imamëve të BIK-ut në burgjet kosovare  është eksperiment i dështuar e që për pasojë ka se prodhon efekte të kundërta e asaj që synohet. KMDLNj i ka vizituar të gjithë të privuarit nga liria të cilësuar si radikalë islamikë , disa herë dhe konstaton se ky është grupi më i disiplinuar në burgjet e Kosovës që e respektojnë rendin shtëpiak , mbajnë rregull dhe qetësi kurse mbajtja e pastërtisë është shembullore. Këta të burgosur i kanë deklaruar KMDLNj-së ndihen të burgosur si “ kurbanë” të liberalizimit të vizave e jo për shkak të bindjeve që i kanë.

KMDLNj vlerëson se kjo kategori e të privuarve nga liria në Kosovë është e diskriminuar dhe nuk i gëzojnë të drejtat e plota e sidomos janë të përjashtuar nga beneficionet , lirim me kusht dhe të drejtat e tjera që , nëse do të realizoheshin , pa i diskriminuar , do të ndihmonte shumë në risocializimin e tyre dhe integrimin në shoqëri . Nëse trajtohen në këtë mënyrë si deri më tani , refuzimi për të pranuar programin e risocializimit do të jetë në shkallën 100% dhe përgjegjës për këtë jemi të gjithë ; institucionet sepse masat represive i vëjnë para atyre edukative , Shërbimi Korrektues i Kosovës sepse duke iu nënshtruar vlerësimeve dhe diktateve  politike kanë qasje paragjykuese kurse organizatat mionitoruese për faktin se për një përfitim material mbajnë qëndrim oportunist duke mos i identifikuar problemet e vërteta dhe duke u bërë pjesë e stigmatizimit. KMDLNj vlerëson se  në mesin e të arresturve e që cilësohen si radikalë islamikë , xhihadistë apo ISIS  me një ofertë të sinqertë nga shteti dhe me një qasje racionale të institucioneve përgjegjëse ka të tillë që mund të kthehen dhe të integrohen në shoqëri si qytetarë të barabartë , me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësit e që këtë mundësi nuk e kanë pasur deri më sot.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)