29 Mars 2024

KMDLNj: Proces i rregullt zgjedhor, të pranohen rezultatet

Prishtinë, 20 nëntor - Votimin për balotazh, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) e vlerëson si të rregullt, në kuadër të standardeve ndërkombëtare, me shumë pak parregullësi që nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Prandaj KMDLNj uron të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, votuesit, subjektet politike, komisionerët, vëzhguesit partiakë e sidomos rrjetin e monitoruesve të DnV për përkushtimin e treguar duke kontribuar në rregullësinë e këtij procesi dhe duke ndikuar në ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar profesinalizëm dhe efikastitet gjatë trajtimit të procesit zgjedhor si dhe me publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve.

Pavarësisht rezultateve preleminare e që sipas KMDLNj-së nuk do të ndryshojnë, subjektet garuese duhet t’i pranojnë ato duke uruar konkurentët për fitore sikur se duhet të ofrojnë bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të komunave, pavarësisht kush ka fituar aq më parë që kryetarët e zgjedhur duhet dhe i përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve të komunave.

"Koalicionet kryesisht joparimore me qëllim të marrjes së pushtetit dhe rezultatet që dallojnë për një grusht votash paraqesin rrezik për funksionimin normal të pushtetit lokal në ato komuna si dhe krijimin e situatave bllokuese në vendimmarrje dhe zbatimin e projekteve të ndryshme e të rëndësishme për përparimin e komunave."

"Përkundër vlerësimit shumë pozitiv të tërë procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale në Kosovë, rezultati i zgjedhjeve sidomos në disa komuna lë hapësirë për krijimin e situatave bllokuese e që nuk do të ishte e dëshirueshme për shëndetin e pushtetit lokal. Megjithatë, le të shpresojmë se zhvillimet do ta marrin drejtimin e duhur", thekson KMDLNj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)