18 Janar 2021

KK e Mitrovicës reagon ndaj veprimeve te UNMIK-ut ne veri

Mitrovicë, 8 tetor - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë reaguar pas veprimeve të fundit të UNMIK-ut në veri, të cilët kërkojnë rrënimin e shtëpisë së Musa Behramit nga Vidimriqi si dhe mos rregullimin  e një rruge që lidh këtë fshat me Kroin e Vitakut.

Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, thotë se këto janë kërkesa absurde të administratës së UNMIK-ut në veri, të cilët janë duke u marrë me punë që nuk janë në kompetencën e tyre.

“Musa Behrami e ka ndërtuar shtëpinë në pronën e tij jashtë zonës urbane të qytetit dhe leje ndërtimi nuk kërkohet në këto raste. Gjitashtu ai ka ndërtuar shtëpinë në një vend që është në territorin e komunës jugore edhe sipas Pakos së Ahtisarit”.

Ndërsa për rrugën që lidh fshatin Vidimriq në Kroin e Vitakut, Veseli thekson se ajo ka qenë një rrugë e vjetër dhe tash vetëm është duke u meremetuar dhe shtruar me zhavorr.

“Një pjesë e rrugës është nën kompetencë të Autoritetit Pyjor të Kosovës. Ne e kemi pëlqimin e tyre dhe UNMIK-u s’ka kurrfarë pune këtu”.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)