20 Prill 2024

Kiribati dërgon notën verbale të njohjes

Prishtinë, 23 tetor - Ashtu siç premtoj dje Presidenti i AKR-së, z. Behgjet Pacolli në konferencë për media, lidhur me njohjen nga Republika e Kiribatit, nota verbale e njohjes për shtetin e Pavarur të Kosovës ka arrit sot në Zyre të AKR-së.

Kjo njohje vjen pas një punë intezive të z. Behgjet Pacolli dhe grupit të tij të bashkëpunëtorëve, në këtë vend.

Presidenti i AKR-së, z. Behgjet Pacolli, është takuar më herët me krerët e shtetit të Kribatit, me Presidentin dhe Kryeministrin e këtij vendi, ku edhe kishte marrë premtimin për njohje.

Nota verbale e njohjes ka arritur sot në zyret e AKR-së dhe është përcjellë menjëherë tek Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Për arsye të dorëheqjes së Ministrit të Punëve të Jashtme, kjo njohje është dërguar në adresën e zv/ministres së Jashtme, gjegjësisht në zyret e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Me 21.09.2010, në New York, z Behgjet Pacolli, ishte takuar me kryeministrin e Kiribatit nga i cili kishte marrë premtimin për njohje të shpejtë të shtetit të pavarur të Kosovës.

Kjo njohje vjen në momente të rendësishme për Kosovën, në një kohë kur Ministria e Punëve të Jashtme funksionon vetëm me zëvendësministër dhe vendi është në një krizë të thelle institucionale.

Njohja nga Kiribati dëshmon edhe njëhere se lobimi i Presidnetit të AKR-së, po vazhdon me rezultate të reja të cilat janë të domosdoshme për shtetin e pavarur të Kosovës.

Kiribati është një ishull i vogël me sipërfaqe prej 811 kilometra katrorë i cili gjendet në qendër të Oqeanit Pacifik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)