24 Prill 2024

KGJK merr përsipër përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prishtinë, 26 tetor – Sot, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) zyrtarisht ka marrë përsipër përgjegjësinë për përzgjedhjen dhe emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Me anë të një ceremonie zyrtare u përfundua procesi i gjashtë 30 muajsh i verifikimit dhe riemërimit, i udhëhequr nga Komisioni i Pavarur për Gjyqësi dhe Prokurori (KPGJP).

Kandidatët për të gjitha pozitat në gjyqësi janë emëruar pas procesit të verifikimit dhe vlerësimit ku përfshihej vlerësimi i kompetencës profesionale, hetimet në lidhje me historikun, shpalosjen e financave dhe shqyrtimin performancës së punës dhe të dhënave profesionale.

Kjartan Björnsson, Drejtor i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së tha, “I tërë procesi është bërë në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat evropiane. Prandaj, përfundimi i suksesshëm i Procesit të Riemërimit shënon kapitul të ri për gjyqësinë dhe prokurorinë në Kosovë.\"

Ky proces në kombinim me reformat që janë në proces e sipër – Ligji për Gjykatat, përmirësimi i administrimit të gjyaktave, infrastrukturë më e mirë dhe rritja e pagave – do të rezultoj me një gjyqësor më të fuqishëm dhe të pavarur.

Rreth 60% e gjykatëse dhe prokurorëve të emëruar janë emra të rinjë në këto pozita.  Sistemi i ripërtërirë gjyqësor tani ka 30% femra gjyqtare dhe prokurore (97), ndëse minoritetet përbëjnë 4,3% (ose 15 kandidate) nga numri total.  Më shumë se 345 kandidatë janë emëruar gjatë këtyre 30 muajve.

Organi i ri përgjegjës, KGJK, tani ka përgjegjësi të plotë për proceset e ardhshme të identifikimit, ekzaminimit dhe emërimit përmes një procesi të drejte, efikas dhe objektiv.  KGJK do të përfundoj kët proces duke emëruar kandidatë edhe për 116 pozita të paplotësuara.

Projekti i verifikimit dhe riemërimit i udhëhequr nga KPGJP-ja është përkrahur nga BE-ja dhe Qeveria e ShBA-ve.  Klikoni këtu për më shumë në lidhje me lansimin e këtij procesi.  Informata shtesë mund të gjendjen në Fletëinformacion dhe në Tregimin e Suksesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)