19 Prill 2024

KGJK: gazeta “Kosova Sot” tejkalon normat gazetareske

Prishtinë, 24 qershor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është duke i përcjell me shqetësim shkrimet në vazhdim në gazetën “Kosova Sot” në lidhje më gjyqtaren e Gjykatës Komunale të Prishtinës, znj. Makifete Saliuka.

Në mbledhjen e mbajtur me 23 qershor 2010, Këshilli Gjyqësor shqyrtoi kërkesën e znj. Saliuka dhe instancave tjera, dhe konstatoi se gazeta “Kosova Sot” ka tejkaluar normat gazetareske që dalin nga Kodi i Mediave, dhe kërkon nga redaksia dhe gazeta “Kosova Sot’ që të ndërpriten shkrimet kundër gjyqtares Makifete Salikuka ngase ato paraqesin konflikt interesi me qëllim të ndikimit mbi punën e pavarur të gjyqtares në fjalë.

Po ashtu, konstatohet se përmes këtyre shkrimeve jo vetëm që është shkelur integriteti i gjyqtares Saliuka por edhe i sistemit gjyqësor në tërësi.

Në këtë konstatim, Këshilli Gjyqësor iu referua edhe ankesës se miratuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës të datës 12 maj 2010 në të cilën vendim janë konstatuar shkeljet e Kapitullit katër (4) dhe kapitullit dy (2) të Kodit të Mediave.

Për më tepër, Këshilli është duke ndjekur me shqetësim edhe shkrimet në lidhje me anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)