16 Prill 2024

Këshilli Gjyqësor kërkon gjykimin e keqpërdoruesve të votës

Prishtinë, 23 dhjetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nën kryesinë e Enver Peci, Kryesues i Këshillit, mbajti  mbledhjen e  radhës me ç'rast kërkoi nga gjykatat komunale që t'i gjykojnë me urgjencë keqpërdoruesit e votës së qytetarit.

"Në këtë mbledhje, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me një Udhëzim me shkrim kërkon nga të gjitha Gjykatat Komunale të  Republikës së Kosovës që t’i gjykojnë me urgjencë rastet e paraqitura të keqpërdorimit të votës nga Prokuroritë Komunale, sipas kuptimit të Kapitullit të XVI të Kodit Penal të Kosovës", thuhet në njoftimin e KGJK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)