19 Prill 2024

Kermabon në Serbi: Duhet gjetur zgjidhje për Veriun e Kosovës

Beograd, 3 mars – Sot në Beograd u zhvilluan diskutime ndërmjet shefit të misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon, ministrit Goran Bogdanoviq dhe sekretarit të shtetit Homen.

 

Sipas një noftimi të zyrës së informimit të EULEX-it të dyja palët u pajtuan që diskutimet, të cilat u përqendruan në përmirësimin e gjendjes së sundimit të ligjit në Kosovë, ishin të sinqerta, pozitive dhe konstruktive.

 

"Qëllimi ishte që të gjinden zgjidhje funksionale në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganës, që do jenë të pranueshme për të gjitha komunitetet", thuhet në njoftim.

 

Në njoftim bëhët e ditu rse në takim diskutuan një numër masash për ndërtimin e besimit, ndërsa do të mbahen edhe takime vijuese për t’i përcaktuar këto zgjidhje funksionale, veçanërisht në fushën e drejtësisë.

 

"Palët u pajtuan se ka nevojë  urgjente për përmirësimin e gjendjes së sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe se mënyra më e mirë  në këtë drejtim është gjetja e zgjidhjeve pragmatike", thuhet në njoftim të njoftimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)