23 Prill 2024

Kërkohet shkarkimi i Presidentit Thaçi dhe drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni

Prishtinë, 30 mars - Qendra Kosovare për Transparencë, Llogaridhënie dhe Kundër Korrupsion – KUND 16 i ka drejtuar një kërkesë Institucionit të Avokatit të Popullit për fillim hetimesh dhe inicimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të te drejtave të njeriut nga Presidenti, Qeveria dhe Policia e Republikës së Kosovës me rastin e arrestimit dhe dyshimit për deportim të 6 shtetasve turq nga autoritetet kosovare në Turqi.
 
Me këtë rast KUND 16 ka kërkuar edhe rekomandim për inicimin e procedurave për shkarkimin e Presidentit të Kosovës, Zyrtarëve tjetër qeveritar dhe Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës të involvuar në këtë rast.

Letra dërguar Institucionit të Avokatit të Popullit

Dje, me datë 29 mars 2018, në Republikën e Kosovës sipas informacioneve zyrtare, nga ana e Policisë së Republikës së Kosovës janë arrestuar 6 shtetas turq me leje qëndrimi në Kosovë dhe dyshohet që janë deportuar në Turqi me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Turqisë duke shkelur Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës dhe Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut që Kosova është zotuar se do ti respektojë.

Për këtë sot me datë 30 mars 2018, Kryeministri i Republikës së Kosovës ka marrë vendim për lirim nga përgjegjësia zyrtare për Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me arsyetimin “se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”. Me këtë vendim Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar që janë bërë shkelje edhe pse arsyetimi i këtyre vendimeve është i mangët sa i përket arsyeshmërisë së shkeljeve të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Duke u bazuar në Nenin 132 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në Nenin 1, 16, 17, 18 dhe 19 të Ligjit për Avokatin e Popullit në Republikën e Kosovës, Qendra Kosovare për Transparencë, Llogaridhënie dhe Kundër Korrupsion – KUND 16 kërkon:

1.    Që Avokati i Popullit sipas Nenit 16, pika 1 e Ligjit të Avokatit të Popullit të fillojë hetimet rreth pohimeve për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera, si dhe me instrumente ndërkombëtare të te drejtave të njeriut, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, përkatësisht fillimin e hetimeve kundrejt Presidentit Kosovës, Zyrtarëve të Lartë të Qeverisë së Kosovës dhe Policisë sw Kosovës përkatësisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës;

2.    Që Avokati i Popullit sipas Nenit 16, pika 10 e Ligjit të Avokatit të Popullit të iniciojë çështjen e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq nga autoritetet e Kosovës në Turqi në Gjykatën Kushtetuese në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Gjykatën Kushtetuese duke u foksuar në rolin e Presidentit, Zyrtarët e Lartë të Qeverisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës përkatësisht Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe rekomandimin për shkarkimin e tyre bazuar në shkeljet Kushtetuese, ligjore dhe instrumente ndërkombëtare të te drejtave të njeriut.

Duke pas parasysh rolin dhe obligimet Kushtetuese e Ligjore, shpresojmë dhe presim nga a Institucionit të Avokatit të Popullit përgjigje pozitive karshi kërkesës sonë.

Me respekt,

Fidan Kalaja
Drejtor Ekzekutiv

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)