09 Korrik 2020

Kërkohet shkarkimi i drejtorëve të akuzuar për keqpërdorim të detyrë zyrtare

Prishtinë, 19 shkurt - EC Ma Ndryshe ka theksuar se kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një konferencë për media dhe me një postim në faqen e tij në Facebook ka njoftuar opinionin se koalicioni me LDK-në nuk ka kuptim të vazhdohet për shkak të kushtëzimeve dhe njëherësh ka falënderuar drejtorët dhe nënkryetarin nga LDK për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në arritjen e prioriteteve të qeverisë lokale. 

Në rast të implementimit të këtij qëndrimi të kryetarit nga detyra shkarkohet drejtori i DPMS-së që vjen nga LDK-ja dhe që akuzohet nga Prokuroria se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 

Në një situatë të tillë në detyrë mbeten vetëm dy drejtorët e VV-së me aktakuza të ndara për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

EC përkujton se: Prokuroria Themelore në Prizren me datë 3 dhjetor 2019 ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tre drejtorëve komunalë dhe dy personave tjerë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, pika 2.6 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me datë 20 dhjetor 2019, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një drejtori dhe pesë zyrtarëve të tjerë komunalë, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2-1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me datë 14 janar 2020, kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka ka njoftuar se drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit, Refik Shaqiri (njëri prej tre drejtorëve të akuzuar me 3 dhjetor 2019) ka dhënë dorëheqje dhe se do të vazhdojë karrierën e tij në sistemin e shëndetësisë publike.

Duke marrë parasysh mungesën e deritanishme të vullnetit individual të drejtorëve tjerë komunalë të cilët kanë aktakuza për të reflektuar në dhënien e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të drejtorisë komunale, EC Ma Ndryshe, përsërit kërkesën drejtuar Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në shkarkimin e vartësve të tij që dyshohen për shkelje të ligjit.

 EC-i përkujton se premtimet elektorale të z.Haskuka ishin në vendosjen e standardeve për rastet e tilla dhe ruajtjen e kredibilitetit institucional.

Kërkesa për shkarkimin e drejtorëve me aktakuza është adresuar në muajin dhjetor të vitit 2019 nga OJQ-të: EC Ma Ndryshe, Fondacioni për Trashëgimi Kulturore – Legatum, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), IPSIA, THY dhe X40; dhe është përsëritur në muajin janar të vitit 2020 nga EC Ma Ndryshe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)