25 Prill 2024

Kërkohet funksionalizimi dhe financimi i AZHR-ve

Gjilan, 25 shtator – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në cilësinë e kryetarit të bordit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal – Lindje, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët që ministri Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, e zhvilloi së bashku me përfaqësuesit e AZHR-ve në nivel të Kosovës.

Në këtë takim të përbashkët koordinues, u kërkuar finksionalizimi dhe financimi i të gjitha AZHR-ve.

Gjatë takimit, Komuna e Gjilanit dhe sektori i juglindjes u vlerësuan lartë për bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur mes vete, në kuadër të të cilit përfshihen kryetarët 11 komunave.

Përndryshe, edhe në shkurt të këtij viti, përmes një deklarate të përbashkët, bordi i AZHR-Lindje pati kërkuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria për Zhvillim Rajonal mbështetjen financiare për vazhdimësinë e funksionimit të kësaj Agjencie.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)