18 Dhjetor 2017

Kërkohet avancimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Bullgarisë

Prishtinë, 11 gusht - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur sot ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Daniel Mitov me të cilin ka biseduar për zhvillimet në rajon dhe perspektivën euroatlantike të vendeve të rajonit.

Në këtë takim ministrja Tahiri tha se Kosova dhe Bullgaria janë vende mike dhe përkrahja e Bullgarisë për pavarësinë e Kosovës dhe njohja e shpejtë përbëjnë një vlerë të madhe në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Ministrja Tahiri tha se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt të ardhmes euroatlantike dhe përkrahja e Bullgarisë në këtë drejtim ka rëndësi për vendin tonë.

Ministrja Edita Tahiri e falënderoi z. Mitov për rolin e tij dhe të shtetit të Bullgarisë në forcimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe sidomos mbështetjen për agjendën euroatlantike të Kosovës gjatë mandatit të tij si ministër i Jashtëm i Bullgarisë.

Ajo kujtoi takimin bilateral që kishte me z. Mitov vitin e kaluar në Sofje dhe pjesëmarrjen e përbashkët në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), organizatë kjo e iniciuar nga Bullgaria.

Ajo, po ashtu, theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun për fqinjësi që po zhvillohet në Bruksel, duke potencuar se njohja reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë është faktor përcaktues për një paqe të qëndrueshme në rajon.

Ajo shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me diplomatin bullgar Mitov, i cili është i angazhuar nga Instituti Demokratik Amerikan në Kosovë (NDI) në cilësinë e ekspertit të nivelit të lartë politik ndërkombëtar në kuadër të projektit që ka për qëllim mbështetjen e Dialogut të Brukselit.

Ministrja Tahiri tha se e vlerëson lartë kontributin e shoqërisë civile të Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare për ndriçimin e rezultateve të dialogut dhe përfitimet që nga ky dialog kanë pasur në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët, komunitetet dhe shteti i Kosovës dhe rajoni në përgjithësi.

Nga ana e tij z. Mitov, theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bullgarisë duhet të thellohen në të gjitha fushat dhe veçmas në fushën e ekonomisë sepse është në interesin e dyja shteteve.

Ai dha vlerësime të larta për rolin e Kosovës dhe të vet ministres Tahiri në kuadër të dialogut të Brukselit, ndërsa tha se dialogu nuk ka alternativë mes vendeve të rajonit për një të ardhme euroatlantike dhe se Kosova ka shënuar progres të madh në këtë drejtim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2017 - Ambasadori amerikan Greek Delawi dhe Presidetni, Hashim Thaci nënshkruajn amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore. (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës se bashku me deputetë të Kuvendit të Kosovës organizon vizitën në pikën kufitare në Merdare. (Pika kufitare në Merdare, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin e punimit “Ndryshimi i paradigmës. Barazi përmes lejes prindërore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Tryezën e Diskutimit me temë “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Muzeu i Kosovës për festat e fundvitit organizon market me produkte nga artistë bashkëpuntorë të Muzeut, si dhe produkte nga programi edukativ “Muzeu Kreativ”!. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës  organizon debatin publik “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi këndvështrimi i qytetarëve të Podujevës”, me banorët e rajonit të Podujevës dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. (Hotel Besiana, në Podujevë, ora 11:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (NjSSh-në) do ta organizojë një ngjarje lansuese të "Aktiviteteve të trajnimit të specializuar kundër terrorizimit". (Sala Pastrengo, baza e NjSSh-së në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Qytetarët e Pavarur që po e organizojnë protestën kundër rritjes së çmimit për energjinë elektrike do të mbajnë një aksion simbolik para zyrave të ZRRE-së. (Para zyrave të ZRRE-së, ora 12:00) 

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim përfaqësuesit politik shqiptar të Kosovës Lindore. (Zyrët e Kryetarit Haziri, ora 14:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare ne te cilen do te diskutohet adresimi i Presidentit, Hashim Thaçi, deputetëve të Kuvendit si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2018. (Ndertesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 16:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organiozn hapjen e ekspozitës personale të Rosemarie Trockel. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)