20 Prill 2024

Keqpërdorimet e zgjedhjeve shqyrtohen si lëndë me prioritet

Prishtinë, 9 shkurt – Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi priti sot në një takim pune kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzulla Hasani.

Në këtë takim u diskutua për punët, sfidat dhe problemet, me të cilat ballafaqohen prokuroritë dhe gjykatat. 

Kryeprokurori Kabashi e njoftoi kryetarin Hasani me prioritetet dhe me synimet që ka si kryeprokuror i Shtetit dhe si kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Me theks të veçantë u diskutua për lëndët, të cilat kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Kryeprokurori Kabashi dhe kryetari Hasani u dakorduan që këto lëndë nga prokurorët dhe gjyqtarët të shqyrtohen si lëndë me shumë prioritet.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e zvogëlimit të numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe për plotësimin e pozitave të lira për prokurorë dhe gjyqtarë.

Kryeprokurori i Shtetit dhe kryetari i Gjykatës Supreme shprehën bindjen se do të vazhdojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe të sinqertë në mes këtyre dy institucioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)