13 Dhjetor 2017

KDI: Kuvendi të fuqizohet, marrëveshjet e dialogut të zbatohen

Prishtinë, 12 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti sot konferencë për media ku u shpalosën rezultatet nga hulumtimi i katërt i opinionit publik lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, “Faza e re e dialogut Kosovë-Serbi: këndvështrimi i qytetarëve”.

Lidhur me këtë, Jeta Krasniqi nga KDI ka bërë të ditur se nëpërmjet këtij sondazhi janë adresuar çështje që ndërlidhem me të ardhmen e këtij procesi si pritshmëritë e qytetarëve për rolin dhe ndikimin e Presidentit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, rolin që Kuvendi duhet ta luaj në këtë proces si dhe rolin e BE-së për të garantuar zbatimin e marrëveshjeve.

Gjithashtu ka thënë se KDI, ka pyetur qytetarët se çfarë nënkupton për ta normalizimi i marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Ajo ka potencuar se të gjeturat e sondazhit nxjerrin në pah se shqiptarët dhe serbët e kuptojnë drastikisht ndryshe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Rreth 71% e qytetarëve vlerësojnë se element kryesor për normalizim i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është kërkim falja për krimet e luftës nga ana e Serbisë. Rreth 60% e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë e interpretojnë normalizimin si mos pengim të njëra-tjetrës palë në rrugëtimin evropian apo anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, pa pasur nevojë që shtetet të njohin njëra-tjetrën. Ndërsa të anketuarit nga komuniteti shqiptar (73%) dhe komunitetet e tjera (68%) elementare për normalizim marrëdhënies vlerësojnë se është kërkim falja nga ana e Serbisë për krimet e luftës në Kosovë”, ka thënë ajo.

Më tej ka theksuar se bazuar në të gjeturat  nuk pritet ndryshim i madh i dialogut me përfshirjen e Presidentit Thaçi “Janë 33% e të anketuarëve të cilët vlerësojnë se dialogu do të vazhdoj të mbetet i njëjtë, dhe 27% e tyre që kanë deklaruar se Presidenti Thaçi nuk do të përmirësoj nivelin e bisedimeve me Serbinë e as nuk do të arrijë të garantojë transparencë dhe gjithpërfshirje. Pra, shumica e qytetarëve përkatësisht 60% nuk presin që përfshirja e Presidentit Thaçi të jetë garancë për një proces më transparent dhe gjithëpërfshirës”, theksoi Krasniqi.

Sa i përket Kuvendit, të anketuarit vlerësojnë se ky institucion duhet të ketë rol më të fuqishëm në procesin e dialogut “Afërsisht gjysma e qytetarëve përkatësisht 48% e tyre vlerësojnë që Kuvendi i Kosovës duhet të kërkoj raportim të rregullt dhe transparencë nga Ekipi Negociator, nga Presidenti dhe Qeveria, para dhe pas çdo raundi të bisedimeve të zhvilluara në Bruksel”, ka thënë më tej Krasniqi.

Bazuar në sondazh, BE duhet të bëhet garantuese e marrëveshjeve . Rreth 76% e qytetarëve ndajnë mendimin që BE duhet të bëhet garantuese e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vendosur sanksione/kushtëzuar palët që nuk i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit.

Marrë për bazë këto të gjetura KDI, i rekomandon Kuvendit të  Kosovës t’i japë legjimitet fazës së re të dialogut me anë të miratimit të një Rezolute e cila përcakton përbërjen e ekipit negociues, çështjet të cilat duhet të diskutohen dhe përfshirjen e këtiij institucioni në këtë proces.

KDI rekomandon që faza e re e dialogut Kosovë-Serbi të garantojë gjithpërfshirje të spektrit politik vendor dhe shoqërisë civile për ndërtimin e një platforme të përbashkët të shtetit të Kosovës në këto bisedime.

Po ashtu bazuar në këtë sondazh KDI, rekomandon që të ndërtohet një platform e qartë dhe e mirëdefinuar e diskutimeve mbi bazën e një diskutimi të gjerë institucional dhe qytetar për të garantuar gjithpërfshirje dhe transparencë duke artikuluar qartë epilogun e pritshëm të këtij procesi.

Kurse marrëveshjet e arritura duhet të kenë mekanizma zbatues, afate kohore të përcaktuara qartë si dhe një rol të shtuar të BE-së në garantimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe ndëshkimit të palëve në rrugëtimin e tyre drejtë BE-së për moszbatimin e marrëveshjeve tashmë të arritura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Dhjetor 2017 - Shoqata e Pediatërve dhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosvës organizojnë simpoziumin për skrining prental të anomalive të lindura të zmrës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në takimin e Ekipit Përgatitor për të Vërtetën dhe Pajtimin. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë takimin e përvitshëm me kryetarët e komunave të cilët janë edhe udhëheqësit e Këshillave Komunal për Siguri në Bashkësi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Organizata “Amnesty International” prezanton raportin “Plagë që të djegin shpirtin: Dëmshpërblim për të mbijetuarit e përdhunimit gjatë luftës, por drejtësi s’ka akoma”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojn Panelin Diskutues me temë “Sfidat e Financimit të Subjekteve Politike: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Trajtimin e ndërtimeve pa lej. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00 )

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën publikimin e raportit “Paraja publike e shpenzuar në media”. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të diskutohet rreth sfidave kryesore legjislative dhe politikave lidhur me procesin e MSA-së, me Projektin e Binjakzimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhet për vitin 2018 për ministritë e linjës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese-Preportr mbajnë konferencën për media ku do të prezantohet hulumtimi mbi patronazhin politik në Kosovë, përkatësisht punësimet e zyrtarëve në pozita të larta vendimmarrëse të cilët kanë lidhje me partitë politike. (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Anëtarët e sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës dhe punëmarrësit tjerë të KEK-ut protestojnë me qëllim mbrojtjen e vendeve të punës për shkak tëmos realizimit te zhvendosjes se zones 52 ha. nga ana e Qeverise dhe menaxhmentit te KEK-ut dhe shpetimi i vendit nga kolapsi energjetik! (Para Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë  organizon diskutimin publik “Pritjet e serbëve të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi”, pjesë e së cilit janë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë. (Media Center në Çagllavicë, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të nënshkruan marrëveshje për promovimin e punësimit në sektorin privat në mes MTI-së dhe PPSE-së. (Ndërtesa e MTI-së, ora 13:00)

- Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova organizojn Orën e Kodimit ne te cilen do të kenë mundësi të kodojnë lojë, programim në telefon, apo edhe Robotikë ku e pranishme do te jete edhe ish-Presidentja e shtetit Znj. Atifete Jahjaga. (Rr. Ganimete Tërbeshi nr. 26A, Aktash, 50 metra larg nga ndërtesës së OSCE, ora 15:30)