28 Mars 2024

KDI kërkon të ndalohet përdorimi i gjuhës jo parlamentare në Kuvend

Prishtinë, 17 prill - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin lidhur me gjuhën denigruese të përdorur, në veçanti të dy ditëve të fundit, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

KDI e konsideron të papranueshme që deputetët e Kuvendit të fyejnë njëri tjetrin dhe të përdorin gjuhë misogjene.

"Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë i shtetit, duhet të shërbejë si vend ku promovohen vlerat e demokracisë,  të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore, e jo të shndërrohet në arenë ku përplasjet dhe fyerjet janë normale", thekson KDI.

KDI i bën thirrje të gjithë deputetëve që t’i japin fund gjuhës jo parlamentare dhe të përmbahen nga fyerjet e vazhdueshme, ndërsa kërkon që të ndërmerren masa të menjëhershme ndaj deputetëve që përdorin gjuhë joparlamentare.

Kuvendi i Kosovës nuk duhet të kthehet në arenë të qërimit të hesapeve personale duke përdorur akuza të ndërsjella dhe diskurs denigrues, që bie ndesh me obligimet kushtetuese të të zgjedhurve.

Diskutimet në Kuvend duhet të orientohen në adresimin e çështjeve me interes ekonomik, social e politik për qytetarët e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)