08 Dhjetor 2021

KDI kërkon nga komuna e Pejës zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike

Prishtinë,  28 tetor -  Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), bazuar në Ligjin Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, me datë 30 shtator të këtij viti ka kërkuar nga komuna e Pejës (drejtorisë për buxhet dhe financa) qasje në kartelën analitike të kontos për shpenzimet financiare 1 janar 2021 deri me 30 shtator 2021 – për të gjitha kategoritë buxhetore (paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, shërbime komunale, subvencione dhe investime kapitale) edhe informata për shpenzimet e detajuara nga kartela analitike e kontos për nën kodet e shpenzimeve në kategorinë e investimeve kapitale.

Që nga paraqitja e kërkesës për qasje në këto dokumente publike, komuna e Pejës, përveç se ka konfirmuar pranimin e kërkesës nga KDI, nuk ka ofruar përgjigje zyrtare siç parashihet me ligj. Për më tepër,  njëzet e nëntë (29) ditë pas kërkesës fillestare, me datë 20 tetor 2021, KDI përmes postës elektronike ka rikujtuar Komunën e Pejës në lidhje me kërkesën, por prapë nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Neni 12 i Ligjit për Qasje në dokumente Publike, paragrafi 1, precizon qartë  që “Institucioni publik detyrohet që brenda shtatë (7) ditëve prej kohës së regjistrimit të kërkesës, të nxjerrë vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzimin e plotë apo të pjesshëm dhe informon kërkuesin për të drejtën që ai ka për të kërkuar rishqyrtimin e kërkesës si dhe kur dhe ku të paraqitet kërkesa e tillë. (shih LQDP https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=20505).

Andaj, bazuar në obligimet ligjore që kanë institucionet në raport me zbatimin e legjislacionit për qasje në dokumente publike, Komuna e Pejës ka bërë shkelje të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, dhe për këtë, KDI rekomandon Komunën e Pejës që të zbatojë ligjin duke garantuar qytetarëve qasje dhe informata të plota kurdo që shfrytëzojnë mekanizmat e tillë ligjor.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)