03 Tetor 2022

KDI kërkon evitimin e problemeve me ueb faqet e komunave

Prishtinë, 5 gusht - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në proces të matjes dhe vlerësimit të transparencës komunale, që nga janari deri më tani ka hulumtuar dhe dokumentuar publikimin dhe të dhënat e ndryshme të publikuara nga ana e komunave në ueb faqet e tyre zyrtare. Ndër mundësit e vetme për qytetarët e komunave përkatëse në ofrimin dhe qasjen në informata publike, gjatë monitorimit të punës së institucioneve lokale, monitoruesit e KDI-së kanë hasur në vazhdimësi në pengesa për t’ju qasur informatave të publikuara nga komunat, si shkak i mos funksionimit adekuat të tyre.

Ueb faqet e komunave, tash e sa kohë vazhdojnë të kenë probleme të tilla të mos funksionimit. Ky shqetësim është paraqitur në vazhdimësi edhe nga zyrtarët e nivelit lokal gjatë procesit të monitorimit dhe vlerësimit të transparencës së institucioneve lokale gjatë periudhës së parë të vitit 2022 nga ana e KDI-së.

Të menaxhuara nga institucionet qendrore, dhe në pa mundësi që të kërkohet përgjegjësi nga niveli lokal për të reflektuar në problemin aktual që kanë ueb faqet e komunave, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe institucionet tjera përgjegjëse që të ndërmarrin hapa urgjent në evitimin e problemeve të paraqitura së fundmi me ueb faqet e komunave. Në të kundërtën, qytetarët e komunave do të kenë vështirësi në marrjen e informacioneve lidhur më proceset vendimmarrëse në komunat e tyre përkatëse.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)