28 Mars 2024

KDI: Dorëheqja e presidentit ka ndikuar në punën e Kuvendit

Prishtinë, 08 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar raportin mujor të monitorimit të punës ë Kuvendit të Kosovës ku ka gjetur të meta dhe parregullsi të cilat po pengojnë mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni.

Driton Selmanaj nga KDI ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe raportuese është konstatuar se rrethanat politike të krijuar në vend pas dorëheqjes së presidentit, kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Kosovës.

Shembuj të tillë sipas tij janë kërkesa e grupit parlamentar të LDK-së për ta hequr nga rendi i ditës; shqyrtimin e strategjisë së qeverisë për privatizimin e PTK-së, pa përcaktuar afate kohore se kur do të ndodhë shqyrtimi i tillë, dhe rast tjetër; rrëzimi nga ana e vetë pozitës të propozimit të qeverisë rreth projektligjit për prokurim publik, përkatësisht pjesa që obligon ministrat që të vejnë nënshkrimin e tyre në kontratat mbi 10 mijë euro.

“KDI shpreh shqetësim lidhur me zotimin e kryeministrit, që ta kthejë në lexim të tretë në Kuvend këtë projektligj. Një qasje e tillë e kreut të ekzekutivit, cenon drejtpërdrejt pavarësinë e pushtetit legjislativ në vend, sepse një drejtë e tillë për këtë çështje, i njihet vetëm Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast, KDI i bënë thirrje kryeministrit Hashim Thaçi që të mos e shfrytëzoj brishtësinë institucionale për të ndikuar në punën e legjislativit”, ka thënë Selmanaj në konferencën për media.

Një e metë tjetër e evidentuar në punën e Kuvendit për muajin shtator është edhe mungesa e transparencës së Kuvendit. “Me qëllim të rritjes së transparencës së Kuvendit të Kosovës, e cila vazhdon të jetë një nga problemet kryesore karshi qytetarëve të Kosovës, KDI sugjeron krijimin e një televizioni parlamentar, qoftë në kuadër të Kuvendit, apo si kanal i dytë i televizioni publik (RTK)”, ka deklaruar ai.

Të gjeturat tjera në raportin e KDI-së, janë dështimet e mbledhjeve të tri komisioneve parlamentare, për shkak të mungesë së kuorumit. Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa me 14 shtator, mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti... e datës 17 shtator, si dhe Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të punës së Kuvendit më 28 shtator, janë komisionet që u kanë dështuar mbledhjet për shkak të mungesës së kuorumit. 


“Po ashtu, shqetësim tjetër paraqet edhe mosgatishmëria e kabinetit qeveritar për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare. Shembuj të tillë, janë seanca e datës 23 shtator, ku nga 8 pyetje parlamentare, vetëm dy morën përgjigje”, ka theksuar Selmanaj në konferencën për media të KDI-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)