20 Prill 2024

KDI diskuton për tabelat e veturave dhe dialogun Kosovë - Serbi

Prishtinë, 25 maj - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!”, një diskutim i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.  

Në këtë diskutim synohet që t’iu jepet përgjigje çështjes së pse nuk ka ende një marrëveshje finale mes mes Kosovës dhe Serbisë edhe pas më shumë se një dekade dialog.

Nga tabelat e veturave tek diskutimet mbi elementet e marrëveshjes finale, sa janë gjasat që Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje për të gjitha çështjet?

Si mund të ndikojë situata e re gjeopolitike në raportet dhe dialogun mes Kosovës e Serbisë? A mund ti jap Berlini një dinamikë të re procesit të dialogut?

Çfarë mund të shtyjë përpara procesin e dialogut? Si mund të përafrohen palët tek marrëveshja finale?  Si e sheh shoqëria civile rolin e saj në këtë proces?  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)